Një ministër shqiptar ndihmonte trafikantët, zbardhet dëshmia e të penduarit të mafies italiane: Kushëriri i tij ishte me mbiemrin…

0
68

Ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi lajmoi se një i penduar i drejtësisë italiane ka deklaruar se një ministër shqiptar i Brendshëm ose i Drejtësisë ndihmonte trafikantët.

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Antonio Guastalegname, sipërmarrës nga Vibo Marina, i cili ka treguar emrat e bashkëpunëtorëve që kishin kontakte me shqiptarët, duke iu referuar Valerio Navarras si  lidhja mes trafikantëve shqiptarë dhe mafiozëve italianë (i cilësuar nga hetuesit njeri i afërt me bosin e Ndragetas në Zungri, Antonio Giuseppe Açorinti).

Lidhur me ngjarjen, gazetari Thimi Samarxhiu i “Zona Zero” ka siguruar dosjen e Prokurorisë Italiane me dëshminë e vetë Guastalegname-s.

Ky i fundit shprehet se mbështetja e qeverisë shqiptare i ka krijuar mjaft lehtësira kalimit të sasive të mëdha të drogës.

Nuk gjen dot gruan prej 10 ditësh, tepelenasi ngre në këmbë policinë: Kemi 2 fëmijë të mitur!

Si nuk i paskemi ditur më parë/ Ekspertët zbulojnë vlerat e pabesueshme kuruese të kumbullave jeshile, arsyet përse duhet t’i konsumojmë sa më shumë në këtë periudhë

Si ia del të jetë në formë? E komentuar gjithmonë për pamjen, flet Grida Duma dhe tregon ‘sekretin’ e saj

“Në foton numër 16, shoh Valerio Navarra-n. Bëhet fjalë për personin që ju kam treguar më herët, kështu që i bashkohem deklaratave të mia të mëparshme për këtë person. Jam në dijeni të faktit se përsa i përket narkotrafikut në bashkëpunim me shqiptarë, këta të fundit kishin mbështetjen e qeverisë shqiptare, dhe nëse nuk gaboj bëhej fjalë për një të ministër të korruptuar, më duket se ai i Drejtësisë, ose i Brendshëm.

Ose një personazh me ndikim të fortë politik në Shqipëri. Nëse nuk e kam gabim, ka mundësi të ishte një i afërm i këtij me mbiemrin Taraj. Këtë e kam parë kur takohesha me Eduardin ose Robertin, po nuk ia kujtoj se si e ka emrin fiks. Se më kërkonin që për transportin Firenze-Bologna, të merresha unë direkt, pa ndërmjetës.

Donin ta çoja drogën e tyre në sheshet e Piemontes. Dhe aty e pashë se sa të lehtë e kishin të organizonin importimin e drogës, barit, duke pasur mbështetjen e qeverisë shqiptare. Falë kësaj mbështetje lëviznin sasi të madhe droge,” citohet Gustalegname në dokument.

Mediat italiane nga ana e tyre kanë publikuar listën me emrat e shqiptarëve: Eduart Tahiraj, Lavdosh Serani, Robert Lazaj, Ydaj Hoxhaj, Alfred Lucaj, Lulëzim Shkurtaj, Orkind Cobaj e Flroiand Tahiraj.

Zjarr Tv Ad