E martë, Prill 7, 2026
Ballina Aktualitet “Në fillim kam pasur një farë stepje, por…”, Floriana Garo tregon ‘përplasjet’...

“Në fillim kam pasur një farë stepje, por…”, Floriana Garo tregon ‘përplasjet’ me vjehrrën: Ja anën e kujt mban bashkëshorti

0
69

Floriana Garo rrëfeu debatet politike që ka me vjehrrën, e cila në debatin e brendshëm politik brenda PD mbështet ish-kryetarin Lulzim Basha.

Garo tha se debatet mbi bindjet e ndryshmet politike mes tyre nuk kanë munguar, por shtoi se shpesh herë për të shmangur përplasjet i ka kërkuar që të mos flasin për politikë.

Anëtarja më e re e Këshillit Kombëtar të PD të zgjedhur nga Kuvendi i 30 prillit rrëfeu se në këto debate, bashkëshorti mban anën e saj.

“Ka një përplasje mendimesh politike pa i prishur raportet. Kur politika bëhet temë bisede dhe mendimet janë të ndryshme. Ndonjëherë i them mos flasim të lutem, flasim për gjëra të tjera. Ka ndodhur që i kam thënë të mos debatojmë. Ajo ka bindjet e saj dhe unë e kam lënë. Në fillim kam pasur një farë stepje, por më pas e kam lënë. Ajo ka qenë në politike para meje dhe nuk do të ishte e drejtë. Bashkëshorti im qëndron  me mua. Por e kemi thënë që secili ka bindjet e veta dhe ne jemi familje demokratike”, tha Garo në emisionin ‘Sot’.

Zjarr Tv Ad