Deputeti demokrat Myslim Murrizi u shpreh sot në një intervistë se Rama kujdeset që opozitës “pro-amerikane” të mos i preket asnjë qime floku dhe se kjo ndodh për arsyen se ata janë të dobët.
“Pashë një shkrim të Salianjit. Kur s’merremi vesh me njëri-tjetrin si do merremi vesh me atë që kemi përballë. Lukashenko i zgjedh vetë kush fiton. Kam parë qëndrime kundraversë të grupit alibashës. Opozita bëhet në parlament, se fjalët ka. Kush po e ndalon grupin proamerikan që të bëjë opozitë të fortë dhe proamerikane. Le të vazhdojnë të shtihen në terren dhe të avancojnë në gjetjen e kandidatëve pro-amerikane për bashkimin. Këtu ndodh që Rama kujdeset të mos i preket kjo opozitë me 4-5 vetë. Po të jem kryeministër s’do lë kurrë ti vë shkopin në rrota. Pushteti përpiqet të quajë opozitë këtë që s’ka asnjë opozitë. Se po ta dinë që Enkelejdi e Jorida marrin 700 mije vota e dini se çfarë i bën. Këta që qenkan kaq të fortë dhe i do Amerika, Kina e të gjithë.”, u shpreh Murrizi.
I ndalur dhe te afera e inceneratorëve Murrizi tha se ai Komisioni kishte si qëllim të kundërtën e asaj që trumbetoi.
“Komisioni i inceneratorëve ishte me qëllim e kundërt te asaj u trumbetua. Çështja ishte në SPAK. Pse bën shoë, ti i dhe mundësitë të bëjnë politikë, flet arresti ishte prerë për Kokën para se Jorida të bënte si prokurore. SPAK-u kishte filluar edhe para denoncimit të LSI-së. SPAK i ka marrë denoncimet nga një tjetër. Ministri i parë që doli pa lekë në Elbasan denoncoi ministrinë e dytë që mori lekë në Elbasan. Ky i dyti që iku nga puna për këtë të Fierit denoncoi këtë tjetrin që u rikthye ministër. Dy ministrat e qeverisë Rama dosjet i kanë çuar nëpërmjet kanaleve të treta. Një është sot më i madh se ministër tjetri është numri dy i PS Dosjet janë kopsit me detaje. Do avancojë SPAK-u nga halli.”, tha ai.




