Edvin Kulluri zbardh skandalin: Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi janë përfshirë në vjedhjen e votave

0
339

Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi kanë vjedhur vota vjet në kuti për Lulzim Bashën kur u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë akuzë e deklaroi në “Dita Jonë” kandidati i tërhequr nga gara për kreun e PD-së Edvin Kulluri, bazuar edhe në vetë deklaratën e Edi Palokës. Sipas tij të tre këta u shpërblyen, në vend që të ishin përjashtuar nga PD.

“Basha vjet ka dyfishuar votat në kuti, kush ishin anëtarët e komisionit. Ata janë edhe po sot  që janë Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. Këtë e ka provuar Edi Paloka me fjalët e tij që e pranoi se të gjithë kemi vjedhur vota për Bashën dhe shpërblehet me votë për të qenë kreu i Këshillit Kombëtar, kur duhet të ishte zhdukur nga PD. Unë shoh produktin e Këshillit Kombëtar ku nuk votohet Ibsen Elezi, por Rudina Hajdari. Pazar, por këto janë vota e vullnet politik. Kjo është për të ardhur keq”.-tha ai.

Sipas tij kjo parti nuk mund të rrëzojë regjimin e Ramës, pasi në garë me qeverinë për të vjedhur vota, është e humbur.

“Kjo është partia që do të rrëzojë regjimin e Ramës? Po të jetë për të vjedhur vota garën e fiton qeveria. Ky është një projekt politik i dështuar “.-u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad