Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi thotë troç se demokratët ndihen keq kur shohin se Jozefina Topalli dhe Rudina Hajdari rikthehen si gjenerale ndërkohë që i kanë hequr vota PD-së në zgjedhjet e fundit.
“Me Murrizin kemi qenë miq dhe bashkëpunëtorë. Për miqtë dhe shokët nuk flas. Për Topallin mund të flas, duhet të kishte pritur radhën, në PD nuk vihet direkt gjeneral. I gjuajte me gur PD-së, tani prit pak radhën. Se mësohen keq. Se kemi 9 vjet që rrimë në atë parti dhe ata që 9 vjet e kanë sharë Bashën vijnë gjeneral. U ka hequr 7 mijë vota demokratëve, është një mandat. Demokratët ndihen keq me ardhjen e këtyre, me ardhjen e Topallit apo Rudinës. Nuk janë prurje të reja, demokratët i njohin. Besoj që do jetë më i largët bashkimi i demokratëve, sepse faji është në qendër dhe jo në bazë. Nëse do hyhet me dy kandidatë nuk do hyj në zgjedhjet e ardhshme, sepse nuk fitojmë dot, është gjynah të zihemi me njëri tjetrin”,u shpreh Korreshi.
I pyetur nëse ka persona të tretë që kanë ambicie për lidership në selinë blu, Korreshi u shpreh se Ervin Salianji është një njeri karrieriest, gjithashtu edhe Grida Duma.




