Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Komisioni i Rithemelimit ka bërë me dije dy emrat e kandidatëve zyrtar.
Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Ibsen Elezin, të cilët do të jenë dy kandidatët zyrtarë në garë për kreun e kësaj force politike. Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD do të zhvillohen në 22 maj.
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se: Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022:
- Sali Berisha
- Ibsen Elezi
Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00.




