A aspironi për president? Enkelejd Alibeaj: Mua nuk më ka shkarkuar askush, jam kryetar i grupit parlamentar dhe ushtrues…

0
87

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u pyet nga gazetarët nëse aspiron për postin e kreut të shtetit. Ai iu përgjigj kësaj pyetje me një nga pikat e draftit të propozuar që përjashton nga lista e kandidatëve politikanët aktivë.

Ai foli edhe për shkarkimin nga Kuvendi Kombëtar i 30 Prillit duke deklaruar se vazhdon të jetë kryetar i grupit parlamentar dhe ushtrues i detyrës së kryetarit të PD.

“Nuk është çështje numrash por qëndrimi. Qëndrimin e deputetëve në mënyrë individuale e keni parë. Do ketë secili qëndrimin e vet. Nuk më ka shkarkuar askush. Mua më kanë shkarkuar disa herë. Njëherë në Dhjetor, njëherë në janar. Unë jam kryetar i grupit parlamentar i zgjedhur në Këshillin Kombëtar pjesë e të cilit ishte grupi parlamentar. Unë nuk jam test ndaj askujt. Unë bëj detyrën time si kryetar i grupit parlamentar dhe ushtrues i detyrës së kryetarit. Edhe për çështjen e mbledhjes së kryesisë së grupit ishte kërkesë e anëtarëve. U mblodhëm të shtunën në orën 09:15 duke parë komoditetin kohor të secilit. Sot në mëngjes ka qenë mbledhja tjetër”, tha ai.

Zjarr Tv Ad