“Kujdes me legalizmin e kanabisit”/ Ambasadori i Holandës në Tiranë: Iniciativa ka rreziqet e veta

0
22

Reinout Vos, Ambasador i Holandës në Shqipëri në ditën e drejtësisë deklaroi nga Shkodra se Shqipëria duhet që të bëjë kujdes me legalizimin e Kanabisit sepse mund të shërbejë për eksportimin e tij sërish. Kjo gjë ka rreziqet e veta dhe ne jemi në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që të bëhet kujdes dhe kjo gjë të shërbejë më së miri në mënyrën se si realizohet.

Sa i përket reformës në drejtësi Ambasadori Holandez tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara duke vendosur një strukturë të posaçme siç është SPAK që merret me ketë çështje siç mund të jenë edhe politikanë apo të tjerë drejtues të lartë ose krimin e organizuar në nivele të larta. Sa i përket deklaratës së Kryeministrit Rama dhe kërkesa te tij ndaj SPAK, nuk ka dëshirë që të jap asnjë koment dhe nuk dua të përfshihem.

Lidhur me krimin e organizuar nga shqiptarët në Holandë, jemi në kontakt me shtetin shqiptar për të bashkëpunuar për parandalimin e tyre. Siç ka grupe shqiptare të krimit ka edhe grupe holandeze ndaj po punojmë në këtë aspekt. Sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Holanda është një vend që e mbështet integrimin e Shqipërisë qoftë e vetme, qoftë edhe bashkë me Maqedoninë e Veriut, ndërsa për idenë e Presidentit të Francës, Macron për të krijuar një union të ri me shtetet që nuk janë anëtare në BE them se duhet parë se së është kjo ide për të vendosur më pas

Zjarr Tv Ad