Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë në Londër. Në një postim në rrjetet sociale ai ka treguar për takimet që ka zhvilluar atje.
Ja postimi i plotë:
Gjatë vizltës në Londër i ftuar si anëtar i ELN(European Leadership Netëork), pata kënqësinë të takohesha dhe të flisnim për situatën në Ballkan me Lord David Richards ish shefi i shtabit të ushtrisë Britanike.
Me Mark Pritchard deputetin konservator Britanik mik i Shqiptarëve dhe anëtar i komitetit të inteligjencës në parlamentin Britanik.
Diskutimet u përqëndruan rreth situatës në Ballkan dhe veçanërisht pasojat dhe tensionet e krijuara nga pushtimi Rus i Ukrainës.
Ndikimi Rus në ballkan dhe më konkretisht mardhëniet me Serbinë armatimin e saj nga Rusia dhe Kina, mardhëniet në Republika Sërbska ne BiH, mundësinë e përdorimit të këtyre mardhënieve për të krijuar një vatër tjetër konflikti në Ballkan.




