Profesor Fuga revoltohet: Mjaft me paraqitje gocash të mira, bravo Ronela Hajati, ka bërë art!

0
53

Artan Fuga duket se është ndër të paktët që e vlerëson paraqitjen e Ronela Hajatit në Eurovision. Sipas tij, kënga e saj ishte art i vërtetë, një klithmë emancipimi.

“Ouuu, bravo kjo Hajati në Eurovizion, ka bërë art, jo thjesht një këngë, shkallë e lartë kodifikimi estetik i shprehjes muzikore!

Kombinim i lartë i postmodernes, klasikes, popullores!

Pa asnjë kompleks kulturor. Më në fund! Mjaft me paraqitje gocash të mira, femrash të sunduara nga etika maçiste.

Sapo gjuha e trupit kërkon të çlirohet, i hedhin napën, i lidhin duart me litar, i veshin futën për të qëruar patate!

Mos donin t’u nxirrte edhe ndonjë kafe në tabaka argjendi?

Këta edhe Prometeun do ta kryqëzonin, do ta quanin hajdut të zjarrit të Perëndive. Turp! Hajdut!

Simbolikën artistike e marrin për histori të vërtetë!

Klithmë emancipimi, revoltë, dramë”, shkruan Fuga.

Zjarr Tv Ad