Analisti Artur Zheji ka komentuar sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, i cili i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme të dalë nga reforma në drejtësi të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta.
Zheji e cilësoi një tejkalim të kompetencave të Ramës dhe ftesë SPAK-ut për politizim. Sipas tij, Rama kërkon të spostojë epiqendrën e ngarkesës së tij te Berisha, por e faktorizon këtë të fundit dhe dëmton investigimin e SPAK.
Zheji: Duket sikur i ka zgjidhur të gjithë problemet e Shqipërisë, por tani ka një kryetemë morale: Të vërë drejtësi të drejtë pas vettingut. Për mua ka një tejkalim të dukshëm të kompetencave ekzekutive. I ka dhënë të drejta vetes që nuk i ka. Këtej thotë që unë e mburr dhe e mbështes SPAK-un këtej i kërkon llogari pse Berisha nuk është para drejtësisë për 21 janarin dhe Gërdecin. Sposton krejtësisht epiqendrën e ngarkesës së tij, epiqendrën e sposton te Berisha. Në fakt e faktorizon Berishën. Nuk i bën dëm Berishës, i bën dëm investigimit që SPAK duhet të bëjë. E bën partner në këtë debat të sajuar. Dhe në fakt Berisha nuk u vonua, i dha një përgjigje dhe ping-pongu mes tyre vazhdon. Në mes të këtij ping-pongu mbetet fusha e shkretë.
Nuk mendoj intimidim. Nuk është ky qëllimi, qëllimi është të bëjë sikur, por në të vërtetë është një ftesë për të spostuar qendrën e vëmendjes. Një ftesë për t’u marrë Berishën dhe një ftesë për të politizuar SPAK.
Nuk besoj se SPAK trembet, SPAK tronditet dhe influencohet. Nuk besoj se trembet sepse nuk ka mundësi ta trembë kryeministri SPAK-un.
Lala: A nuk ishte ky qëllim i reformës të shkëputej lidhja e politikës me drejtësinë?
Zheji: Janë 2-3 dalje të ambasadores. Pikat mbi i që ka vënë znj. yuri Kim kanë sjellë shqetësime në krahun e majtë. Rama tha që shpesh të mitë më akuzojnë se jam pjesë e lojës. Duke pasur dhe ministrin e Drejtësisë fton për politizim SPAK-un. I dikton axhendën. I kushtëzon axhendën.
Psh. për sa i përket atyre fatkeqve që kanë humbur njerëzit në 21 janar ose për Gërdecin, pse nuk krijohet një fond nga qeveria, kur ky ka krijuar fond për investitorët strategjikë. Merr pastaj një zonjë, i thotë asaj ti do merresh me Check up-in, ajo merret me gjëra të tjera dhe i thotë tani do merresh me check-up-et. Ai të pasuron ose të shkatërron në varësitë raporteve që ke me të.
Lala: Duhet të shkojmë te drejtësia.
Zheji: Tani qajmë për Gërdecin, kur një kryeministër nuk mund të qajë për Gërdecin, kur ka dhe gurin dhe arrën. Të bëjë investigime të pavarura, të ftojë studio të pavarura. Mund të krijojë një grupim njerëzish që privatisht ftojnë një grup njerëzish për të investiguar. Por këtu, diçka duhet të ndodhë. Të ndodhë që ne të kthehemi prapë te Gërdeci. 3 muaj pas asaj bëri marrëveshje për ndryshimin e Kushtetutës. Tani nxjerr një patate të vjetër.
Lala: Ju i thoni shqiptarëve që nuk do ketë drejtësi të nesërmen.
Zheji: Po them që ky sulm, të gjitha format e komunikimit të një kryeministri me SPAK-un janë të ndaluara. Por ama një njeri me pushtet kur e bën këtë mëkaton dy herë më shumë se sa një njeri pa pushtet. Pra mundësia për të influencuar te SPAK-u është më e madhe kur e bën një njeri me pushtet.




