“Bini dakord me kompanitë dhe ndani fitimet”, Tritan Shehu akuza Bordit të Karburanteve: Sa janë ÇMIMET sot në Shqipëri?!

0
40

Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka hedhur akuza ndaj Bordit të Karburanteve duke akuzuar përfaqësuesit e qeverisë se ndajnë fitimet me grosistët e naftës. Ai ka thënë në Kuvend se çmimet vetëm janë rritur pas ngritjes së Bordit.

“Çmimet kontrollohen duke ulur taksat, çfarë po bën Italia!? Ne u themi çdo natë, për tre ditë do jetë ky çmimi. Unë nuk u besoj atyre që vendosin çmimet, bien dakord me kompanitë për të ndarë fitimet së bashku. Këtë akuzoj sot. Nuk vendosen nga 4 veta çmimet”, u shpreh Shehu.

Kujtojmë se, qeveria ka ngritur një Bord të përkohshëm për kontrollin e çmimeve të karburanteve në vend, i cili fikson dhe çmimet e reja në bazë të luhatjes së çmimeve në bursat ndërkombëtare.

Pjesë nga fjala e tij në Kuvend:

Flasim se janë rritur çmimet dhe i kontrollojnë duke vendosur tavane. Kemi krijuar një agjenci që kontrollon çmimet e karburanteve. Gënjeshtër. Ku po shkojnë çmimet, shikoni si janë rritur. E dini sa ishte nafta dje në Greqi?! 1.8 euro ishte. Sa janë sot në Shqipëri. Çmimet kontrollohen duke liberalizuar tregun.

Çmimet kontrollohen duke kontrolluar cilësinë, mallin e shitur. Çmimet kontrollohen duke ulur taksat, çfarë po bën Italia!? Ne u themi çdo natë, për tre ditë do jetë ky çmimi. Unë nuk u besoj atyre që vendosin çmimet, bien dakord me kompanitë për të ndarë fitimet së bashku. Këtë akuzoj sot. Nuk vendosen nga 4 veta çmimet.

Ne kemi shkatërruar konkurrencën. Ne kemi ndërtuar modelin më të rrezikshëm të monopoleve në Shqipëri. Qytetarët do paguajnë shumë herë më tepër seç paguajnë qytetarët.

Zjarr Tv Ad