Akuza e Flamur Nokës: Rama-Basha marrëveshje për të varrosur Komisionin Hetimor për patronazhistët

0
26

Deputeti i PD-së, Flamur Noka duke folur në sallën e parlamentit, ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës, se ka bërë marrëveshje të fshehtë me Edi Ramën, për të varrosur Komisionin Hetimor për patronazhistët.

Sipas Nokës, me këtë marrëveshje u varros edhe çështja e patronazhistëve.

Ky akt është një hipokrizi e rëndë me të cilin qeveria e Ramës, tallet me shqiptarët

Rama dhe ata që e ndjekin, duhet të ndajnë, a janë pro kësaj rezolute, apo kundër.

Sot është koha të kujtojmë mburrjen që Rama, bënte para shqiptarëve për sistemin e patronazhistëve.

Shqiptarët kanë parë me sytë e tyre, se si Edi Rama krijoi dosje për 1 milionë shqiptarë, me llogari bankare, adresa, targa. Këto janë vetëm për të shantazhuar votuesin, për të blerë votën. Kjo qeveri e përdor këto dosje, për të kërcënuar shqiptarët.

Por në këtë tallje, Rama nuk është i vetëm, sepse vetë nuk mund të varroste masakrën e 25 prillit. Rama për të zhvilluar këtë masakër pat edhe aleatë.

Ky megaskandal nuk u denoncua asnjëherë nga opozita, thjeshtë ishte një portal Lapsi, që e denoncoi dhe ngriti alarmin për këtë megaskandal. SPAK në vend që të hetonte të dhënat, ju turr zyrave të medias, a thua se aty kishte ndodhur një krim i madh.

Opozita heshti dhe ky krim nuk u hetua asnjëherë. U bë presion nga disa deputetë të PD-së, për të ngritur një komision hetimor, për këtë masakër zgjedhore. Për patronazhistët.

U ngrit, por ky komision u asgjësua, asnjë raport asgjë. Toni Gogu po të ishte këtu do të na bënte një sqarim, se pse u mbyll ky komision.

Çfarë pyetjesh përvëluese bëri ai, çfarë plagësh hapi. Pastaj u bë një marrëveshje e shumë e fshehtë, Rama-Basha, Enkelejdi dhe Gazi dhe e varrosën komisionin hetimor të zgjedhjeve dhe së bashku me të u varros masakra elektorale e 25 prillit. U varros çështja e patronazhistëve. U tret si kripa në ujë, komisioni që do të nxirrte masakrën para ligjit.

Edhe SPAK nuk lëvizi, pasi kishte një dakordësim që kjo çështje të varrosej’, – tha deputeti i PD-së, Flamur Noka.

Zjarr Tv Ad