Ish-deputeti Nard Ndoka, ka zbuluar emrin që sipas tij kryeministri Edi Rama ka vendosur që të bëhet president i Republikës së Shqipërisë, pas mbarimit të mandatit të Ilir Metës.
Ndoka tha se Rama dhe Enkelejd Alibeaj po bëjnë lojë me procesin për zgjedhjen e presidentit, pasi sipas tij e kanë vendosur që presindet do të jetë një grua dhe do jetë Majlinda Bregu.
“Rama po aktron dhe po bën një lojë me këtë proces, po përpiqet që të thellojë hendekun mes opozitës nëpërmjet diversionit,. Po e keqpërdor Lulzim Bashën dhe mbetjet e tij. Po përpiqet të marrë maksimalen që vetëm proces kushtetues nuk mund të quhet. Nëse mund ta themi edhe emrin dhe besoj shumë që Majlinda Bregu emri i përzgjedhur nga Edi Rama për shumë arsye. Emri i Presidentit do të jetë femër, pra Majlinda Bregu. Rama përpiqet që të jetë interesant dhe ka bërë një lojë pa nxjerrë gjurmët e realitetit, pra është tallur me grupin e vet parlamentar duke iu kërkuar disa emra nëpërmjet zarfeve. Po vazhdon të tallet me Alibeajn dhe këto janë lojëra, të gjithë e dinë emrin edhe Alibeaj e di emrin por kjo bëhet një lojë e Ramës. Kjo është një lojë e dyshes Rama – Basha i cili është futur në bunkerin e Ramës” tha Nard Ndoka në “Fax neës” tek “Të pavaksinuarit”.




