100 mijë lekë gjobë për takimin elektoral brenda shkollës, kryebashkiakja e Durrësit ankimon vendimin

0
113

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, ka ankimuar vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për dënimin e saj me 100 mijë lekë gjobë për shkelje të ligjit zgjedhor, pasi përdori ambientet e një shkolle të qytetit për organizimin e një takimi elektoral të PS-së.

Dënimi i kryebashkiakes erdhi pas denoncimit të organizatës “Qëndresa Qytetare”, e cila kishte parashtruar shkeljet e bëra nga Sako dhe përfaqësues të tjerë të administratës publike gjatë

Në ankimimin e depozituar në KAS, Sako kërkon heqjen e gjobës dhe sqaron se zhvillimi i takimit elektoral nuk është zhvilluar në ambientet e shkollës, por në një shesh aty pranë.

Ajo sqaron më tej se takimi elektoral në fshatin Amarth ishte planifikuar në qendër të fshatit, por u spostua në mënyrë emergjente për shkak të kushteve të motit dhe shiut të cilët kishin krijuar një terren të rënduar në vendin ku do të mbahej fillimisht.

Zjarr Tv Ad