“Operacioni i SPAK ishte një dështim”, Saliu: Nuk u kapën “peshqit e mëdhenj” por vetëm cironkat, u dekonspirua pasi “kokat” e krimit…

0
93

Kryeredaktori i “Standard” Gëzim Saliu ishte i ftuar sot në studion e Faxneës për të folur për zhvillimet më të fundit në vend, duke u ndalur edhe tek operacioni i SPAK, ku u lëshuan 32 urdhër arreste teksa janë zbuluar disa ngjarje të rënda kriminale.

Sipas tij operacioni ishte një dështim pasi nuk e kapën “peshqit e mëdhenj” të krimit por vetëm cironkat. Saliu u shpreh se operacioni i SPAK u dekonspirua, pasi nuk u prangosën kokat e këtyre grupeve kriminale.

Gezim Saliu: Pjesa pozitive ishte nisja e një hapi për të arritur drejt një drejtësie të re, me kriminelët që kanë ndikim e pushtet te politika.

Te rezultatet ngecim. Ana tjetër e operacionit është mungesa e rezultatit pozitiv përfundimtar. Pasi kokat e krimit nuk u gjenden ne ambientet ku duhet të ishin. Ka mendime dhe burime për dekonspirim të operacionit, një ditë para ,mbase një pjesë janë larguar edhe më herët.

SPAK donte të kapte ata peshqit e mëdhenj të krimit, se ata të politikës nuk janë kapur, por përfundoi prap me cironka, nuk arriti rezultatin  e pritshem. Nuk mund ta quajmë sukses. Rezultati nuk ishte ai që pritej, nuk u kapën kokat. Është një dështim i operacionit. Pikëpyetje mbi dekonspirimin e operacionit.

Zjarr Tv Ad