A do t’i bashkohet Agron Dukës? Fatmir Mediu jep përgjigjen e prerë: Opozita nuk mund të jetë një ushtri e vendosur në rresht! Ne kemi diskutuar dhe…

0
97

Kreu u Partisë Republikane, Fatmir Mediu i pyetur mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Debat’ nëse do t’i bashkohet Agron Dukës, i cili do të dalë i vetëm në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe një përgjigje diplomatike.

“Ne kemi diskutuar me Dukën, kemi pasur nismë të 5 partive për të krijuar një potencial politik. Duhet fronti opozitar që ka mendimin ndryshe për ta plotësuar mozaikun e opozitës shqiptare. Opozita nuk mund të jetë një ushtri e vendosur në rresht, secili ka mendimin dhe kontributin e vet. Nëse do të jemi më racionalë do të jemi më të suksesshëm”, u shpreh ai.

Mediu apelon për organizim të partive të vogla opozitare për të ndërtuar raporte më të mira koalicioni, ndërsa i mëshon idesë për një opozitë të bashkuar për këshillat bashkiakë.

“Një nga fatkeqësitë tona ishte që donim t’i bënim hesapet veç e veç me PD dhe ishte me e kollajtë që të vendoste një barrë marrëdhëniesh jo normale me partitë tona. Duke qenë më të organizuar, duke pasur një potencial politik më të qenësishëm dhe duke pasur një presion pozitiv më të madh, është më ndryshe për të ndërtuar raporte koalicioni. Nuk duhet të ndalojmë për një opozitë të bashkuar për kandidatin për kryebashkiak dhe më vete për këshilltarët bashkiakë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad