E shtunë, Prill 4, 2026
Ballina Aktualitet SPAK reagon zyrtarisht pas deklaratës së Artan Hoxhës se Ilir Meta ka...

SPAK reagon zyrtarisht pas deklaratës së Artan Hoxhës se Ilir Meta ka porositur vr*sjen e vëllait të ish-deputetit socialist

0
820

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka hedhur poshtë deklaratën e mbrëmshme të gazetarit Artan Hoxha, i cili tha se Nuredin Dumani ka rrëfyer para SPAK-ut se Ilir Meta ka urdhëruar vr*sjen e vëllait të një ish-deputeti socialist.

Konkretisht bëhej fjalë për vrasjen e Aleksandër Ndokës, ndodhur në vitin 2017 në qytetin e Lezhës. SPAK deklaron se Dumani nuk e ka pëmendur Metën në asnjë moment të rrëfimit të tij, ndërkohë që fton gazetarët të jenë të kujdesshëm me ato çfarë thonë.

Njoftimi i SPAK:

Në vijim të interesimit të shtuar të mediave, në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin  e Republikës së Shqipërisë, të transmetuar në televizionin Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se:

Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje, të respektojnë viktimat dhe familjarët e tyre, si dhe faktin se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar referuar nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale ka vendosur ndalimin e publikimit të vendimit nr.42 datë 17.05.2022 (me objekt caktimin e masave të sigurimit).

Deklarata e Artan Hoxhës bëri xhiron e rrjetit mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që presidenti Meta zgjodhi të mos bënte asnjë reagim.

“Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017 para fushatës elektorale në qarkun e Lezhës. Pas fushatës atje ka ndodhur vr*sja e një përfaqësuesi politik të mazhorancës. Ka qenë edhe në këshillin bashkiak, është ekz*kutuar. Por sipas Dumanit, kjo vra sje është porositur nga një politikan i rëndësishëm. Pra ishte vëllai i një deputeti të PS-së. Nëse kjo del e vërtetë kjo është shumë e rëndë. Dumani thotë se Ilir Meta ka porositur vr*sjen e vëllait të një deputeti në Lezhë”– tha mbrëmë Hoxha.

 

Zjarr Tv Ad