Kryeministri Edi Rama ka uruar edhe një herë Bajram Begajn për zgjedhjen President i Republikës.
Rama ka postuar dy foto nga seanca, ku shihet duke shtrënguar dorën me presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj.
“Urime zoti president”, shkruan me shkronja të mëdha Rama, teksa shkrimin e shoqëron me emojin e flamurit shqiptar.
Kujtojmë që sot në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenin, Bajram Begaj u zgjodh presidenti i Republikës së Shqipërisë.




