Moti i keq dhe reshjet e shiut kanë krijuar probleme edhe në Kuçovë. Rrugët, banesat e qytetarëve janë nën ujë, ndërkohë mësohet se prezenca e ujit është edhe në stacionin elektrik të kësaj zone.
Për mediat banorët janë shprehur se kjo nuk është hera e parë që ata përmbyten, teksa shtojnë se dëmet janë të pallogaritshme.
“Jemi përmbytyr disa herë. Uji na ka hyrë në shtëpi, janë lagur mobiliet dhe të gjitha. Dëmet janë të pallogaritshme”, u shprehën banorët.
Kujtojmë se ditën e sotme vendi është goditur nga reshjet dendura të shiut të cilat kanë shkaktuar probleme në shumë qtytete të vendit. Si pasojë e erërave të forta në disa aksie rrugore ka patur edhe rrëzim të pemëve të cilat kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.




