Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ditën e nesërme ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat do ti kushtohet Lidhjes së Prizrenit.
144 vite nga Lidhja e Prizrenit, nxënësit në të gjitha shkollat do të mësojnë historinë së asaj lidhjeje të pavdekshme shqiptare.
“Nesër, 10 qershor, kur bëhen plot 144 vjet nga Lidhja e Prizrenit, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat andej e këtej bjeshkëve do t’i kushtohet pikërisht asaj ditës dhe historisë së asaj lidhjeje të pavdekshme shqiptare”, shkruan Rama në postimin e tij në “Facebook”.






