15 vite nga vizita e George W. Bush në Shqipëri, Berisha e kujton me nostalgji: Momenti më kulmor në histori

0
49

Ish-kryeministri Sali Berisha, këtë të premte e ka nisur duke postuar një mesazh me rastin e 15-vjetorit të vizitës së parë dhe historike të një presidenti amerikan në Shqipëri.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Berisha shkruan se ky ishte një moment kulmor në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Më tej ai thekson se Pavarësia e Ksoovës dhe Shqipëria në NATO u arritën në mbështetje të tij.

“Sot 15 vjetori i vizites historike te Presidentit George W. Bush ne Shqiperi!

Miq, kjo vizite shenon momentin me kulmor ne historine 100 vjeçare te marredhenieve shqiptaro-amerikane.

Ne kete vizite miku i madh i kombit shqiptar George Ë. Bush deklaroi: “The time is noë” tani eshte koha per Pavaresine e  Kosoves dhe Shqiperia ne NATO.

Te dy keto arritje me mbeshtetjen e tij dhe kombit te tij te madhe u bene realitet”, shkruan Berisha.

Zjarr Tv Ad