E martë, Gusht 4, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Shmanget tragjedia në Durrës, jahti me turistët italiane bie në cekëtinë, shpëtohen...

Shmanget tragjedia në Durrës, jahti me turistët italiane bie në cekëtinë, shpëtohen nga…

0
76
Zjarr Televizion Adccccc

Një jaht turistik me 6 italianë në bord ka rrezikuar ngecjen në cekëtinë dhe ka kërkuar ndihmë.

Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur salla operative e portit të Durrësit ka marrë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia”.

Ky mjet po lundronte nga Marina Punta Faro, Itali, drejt vendit tonë. Menjëherë është bërë njoftimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues.

Angazhimi i shpejtë i autoriteteve ka bërë të mundur dhënien e ndihmës në kohë dhe akostimin e jahtit në kalatën 4 të portit të Durrësit.

Gjashtë anëtarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

Zjarr Tv Ad