E premte, Prill 24, 2026
Ballina Aktualitet Vjosa Osmani ‘i kthen borxhin’ Ramës, nxjerr një foto ku kryeministri shqiptar...

Vjosa Osmani ‘i kthen borxhin’ Ramës, nxjerr një foto ku kryeministri shqiptar ‘lihet në cep’, plasin komentet në Kosovë

0
3308

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nuk e fshehin as në takime të nivelit të lartë mërinë që kanë mes tyre, që ka nisur prej kohës kur politikania nga Kosova mbante postin e kryetares së Kuvendit.

Ballkani i Hapur, vetëm sa i përkeqësuar marrëdhëniet mes politikanëve qeverisës andej dhe këtej kufirit, ndërkohë që një gjë e tillë u vërejt dhe në një takim mes liderve nga vendet e Europës Juglindore që u mbajt dje në Selanik, e ku ishin të pranishëm drejtues të BE, dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Edhe pse në një tryezë, të ulur sipas protokollit në krahë të njëri tjetrit, Osmani dhe Rama, e kanë shprehur parehatinë e tyre, edhe përmes postimeve në rrjetet sociale. Ishte fillimisht i pari i qeverisë shqiptare ai që do të postonte një album me foto nga samiti, ku në asnjë prej tyre nuk shihej një shtrëngim duarsh i përzemërt me Osmanin.

E vetmja foto me të ishte ajo e një tavoline të përgjithshme, ku presidentja e Kosovës shihej në krahë të Scholz, i cili dje u prit në një ceremoni zyrtare nga Albin Kurti në Kosovë.

Hakmarrja e Vjosës nuk u servir e ftohtë! Në ndryshim nga Rama, ajo postoi 3 foto nga takimi, ku padyshim i vendoste theksin mbështetjes që Gjermania i ka dhënë pavarësisë dhe shtetformimit të Kosovës, ndërkohë që Edi Ramën kishte vendosur ta publikonte të prerë dhe të përhumbur.

Kjo gjetje e Vjosës, apo stafit të saj të komunikimit, nuk i kaloi pa u vënë re ndjekësve të saj në rrjetet sociale, një pjesë e të cilëve e kanë mbështetur, pasi sipas komentuesve, Edi Rama fare mirë mund të qëndrojë me Aleksandër Vuçiç, shtypësin e deri djeshëm të shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad