Pas takimeve plot buzëqeshje me Ballën dhe Manjën, socialistët bëjnë ftesën surprizë për Monika Kryemadhin

0
151

Edhe pse është e zakonshme të thuhet çdo vit në Shqipëri, kjo vjeshtë pritet të jetë vërtetë e nxehtë sa u takon zhvillimeve politike, me LSI-në që do të përpiqet të rimarrë rolin e ‘king maker’.

Partia që drejtohet nga Monika Kryemadhi, e pas 24 Korrikut, me shumë gjasë do të presë edhe themeluesin e saj Ilir Metën, duket se në javët e fundit, po përpiqet të miklohet sërish nga socialistët, dhe shanset për një aleancë të majtë sërish, nuk janë përjashtuar.

Së fundi, pas disa takimeve në evente me Taulant Ballën, apo teksa ngjit shkallët me Ulsi Manjën në Kuvend, Monika Kryemadhi është ftuar dhe në festën e 31 vjetorit të themelimit të PS-së.

Pritja do të mbahet nesër në oborrin e selisë së PS, ndërkohë që festa për Kryemadhin ka mbërritur, e me shumë gjasë, ish-socialistja, dhe drejtuesja e forumeve rinore, të kësaj force politike, nuk do të humbasë mundësinë për të kujtuar vitet e shkuara.

Tonet qoftë me LSI-në, qoftë me Metën janë ulur të paktën në këto javët e fundit, me presidentin që iu dha një dorë socialistëve në zgjedhjen e Bajram Begajt si president, duke e mandatuar lirimin  e tij nga radhët e ushtrisë, nga konsullata shqiptare në Stamboll.

Nga ana tjetër Meta është pritur në disa takime dhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë, e cila duket se ka dhënë ‘bekimin’ për rehabilitimin e tij sërish në politikën aktive, këtë herë nga pozitat e drejtimit të një partie politike dhe jo të presidentit, kostum i cili sipas vetë Metës i rri ngushtë.

Zjarr Tv Ad