E diel, Gusht 9, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “S’mban më ujë pilafi” për të dytën ditë, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

“S’mban më ujë pilafi” për të dytën ditë, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

0
92
Zjarr Televizion Adccccc

Qytetarët e Tiranës janë ngritur përsëri sot në protestë, në të ditën dytë, për rritjen e çmimit të karburanteve dhe produkteve të tjera ushqimore. Edhe dje qytetarët kanë protestuar duke kërkuar uljen e çmimeve.

Nën thirrjet “s’mban më ujë pilafi” qytetarët kanë marshuar nga Sheshi Skënderbej në drejtim të Kryeministrisë. Bulevardi kryesor i Tiranës është bllokuar për makinat, në mënyrë që protestuesit të vazhdojnë të pashqetësuar tubimin deri te selia e qeverisë shqiptare.

Aktivistët e Organizatës Politike kërkojnë marrjen e masave konkrete për të ulur çmimet. Ndërkohë, para Kryeministrisë ka dhe prezencë të uniformave blu të Tiranës, por deri tani situata është e qetë dhe nuk ka tejkalim nga asnjëra palë.

Zjarr Tv Ad