E shtunë, Prill 11, 2026
Ballina Aktualitet Kishte probleme me gjunjët, Mbretëresha 96 vjeçe sfidon mjekët dhe del xhiro...

Kishte probleme me gjunjët, Mbretëresha 96 vjeçe sfidon mjekët dhe del xhiro me kalë

0
117

Mbretëresha Elizabeth II ka sfiduar mjekët duke u kthyer sërish t’i hipë kalit të saj të dashur për një xhiro rreth Winsdor Castle, vetëm disa ditë pasi ajo u pa teksa ecte me shkop.

Ky veprim i monarkes 96-vjeçare vjen vetëm nëntë muaj pasi ajo u këshillua të ndalonte kalërimin.

Ndërkohë, problemet e paspecifikuara të lëvizshmërisë e penguan atë që të marrë pjesë edhe në disa ngjarje të Jubileut të Platiniumtë këtë muaj, ndërsa shpesh shihej duke përdorur një shkop gjatë eventeve.

Por pas takimit me Kryepeshkopin e Canterbury-t, Justin Welby në Kështjellën Windsor të martën pa ndihmën e një shkopi, ajo duket se ka bërë përparim të mëtejshëm.

Një burim i tha The Sun se i kishte munguar kalërimi për nëntë muaj, duke shtuar: “Mbretëresha ka shijuar sërish një xhiro me kalin e saj. Kalërimi sërish është një shenjë e mrekullueshme pas atyre shqetësimeve për shëndetin e saj. Të bësh një gjë të tillë në moshën 96-vjeçare është shumë e jashtëzakonshme”.

Mbretëresha shpesh merrte pjesë në Trooping the Color mbi kalë, por në vitet e fundit rolin e kishin marrë pjesëtarët e familjes së saj.

Ajo ka qenë një kalorëse e përkushtuar që kur iu dha një kalë i vogël në moshën tre vjeçare në vitin 1929, dhe ka qenë një pronare dhe mbarështuese e përkushtuar e kuajve të garës gjatë gjithë jetës së saj në fron.

Zjarr Tv Ad