Ironia e gazetarit Dylgjeri: Nuk na erdhi një amerikan t’na rekrutoje!

0
108

Nga Ylli DYLGJERI

Nuk na erdhi nje amerikan t’na rekrutoje!

Ishim shtrire ne bar, si ne fushat e Kasharit, ne lulishten perpara Universitetit te Medias, ne Tulsa te Oklahomes me nje koleg gazetar, sot drejtues i nje institucioni qendror.

Kur degjoj nje thirrje qe i doli nga shpirti:

Kemi nje muaj ketu, e nuk na erdhi nje amerikan t’na rekrutoje spiun mor aman?

Qesha me te madhe. Kerkonte te behej bashkepuntor i Aleatit tone te madh! Deshtoi. Nuk e ftoj kerkush.

Nje tjeter ngjarje si kjo ndodhi ne vitin 92 ne recepsionin e ambasades SHBA ne Tirane.

Nje ish kapter ushtrie therriste:

Dua shefin e sigurimit, kam nje sekret!

Fol – ja ktheu citofoni. Une jam. Ca sekreti ke?

Kapteri ja kthen:

Shqiperia ka 4 nendetse!

Citofoni: Ik mor legen se i dime…

Nga ajo kohe nuk kisha degjuar qe nje shqiptar te kapej nga sherbimet per agjenture! Edhe kur isha 4 vite ne kreun e MB. Por ja qe ndodhi.

Media njoftojne tere keto dite se SHISH me vigjilencen revolucionare qe e karakterizon, arriti te neutralizoje spiunin “Celsi”!

Bravo SHISH. Ka “Celes” po ka dhe celes kopil shteti. U kap. Bijte e nenave ja treguan vendin spiunit te atdheut…

Po car sekretesh ka ne kete vend mor aman?

Nepunesit largohen nga zyrat cdo dite nga Partia. Arkivat jane bere si breket e Shukriut. Vrima vrima. Me mijra faqe te tjera jane te vjedhura ne Hipoteken e Lames.

Qe nuk e di pse nuk po e therrasin akoma! Armatimet i beri skrap shoku Pandi e te tjere. 1200 reparte e pika hapje kane dale ne publikim per te privatizuar . Nendetsja 105 eshte bere ndryshk e pret te hyje ne muze, te tjerat baza e aeroporte u jane dhene aleateve strategjike, te tjerat investitoreve strategjike.

Car sekreti ka mbetur?

Tenderat Sekret apo Satelitet qe deshtuan? A u kujtova: Nuk dihet vetem numri i antareve te LGBTQ-se!

Si perfundim ketij vendi i kane mbetur vetem…allatet.

Tani po i perdorim per njeri – tjetrin.

Zjarr Tv Ad