E shtunë, Prill 25, 2026
Ballina Aktualitet Subjekti privat dëmton rrjetin elektrik, pa drita disa zona në Tiranë. Çfarë...

Subjekti privat dëmton rrjetin elektrik, pa drita disa zona në Tiranë. Çfarë thotë OSHE

0
76

Si pasojë e dëmtimit të disa fiderave të NST Traktora nga punimet e një subjekti publik, kanë mbetur pa energji disa zona në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga OSHEE.

Mësohet se pa energji janë konkretisht zonat; Qesarakë, rrugët “4 Dëshmorët”, “Bajram Curri”, “Riza Cerova”, “Kongresi i Manastirit”, zona pranë gjimnazit “Çajupi”, rrugët “11 Shkurti”, “Bardhyl”, “Hoxha Tahsim”, zona “Kodra e Priftit”, rruga “Sitki Çiço”, Shkozë dhe zona pranë Freskut.

Ndërkohë, grupet e avarisë së OSSH janë në terren duke riparuar rrjetin e dëmtuar për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

Zjarr Tv Ad