Kryebashkiaku i Tiranës takon ministren austriake për Europën: Një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

0
25

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar me ministren për Europën të Austrisë, Karoline Edtstadler, e cila është një mbështetëse e integrimit evropian të Shqipërisë. Nisur dhe nga konflikti ruso-ukrainas, përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thekson se konfliktet aktuale na kujtojnë vlerën që ka fqinjësia e mirë.

“Aty ku janë miqtë, aty është dhe Austria!I lumtur të takoja Ministren e Austrisë për Europën, miken time.Një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Konfliktet aktuale na kujtojnë që fqinjësia ka vlerë, sa më të mirë të jenë fqinjët – aq më të mirë jeni edhe ju! Faleminderit”, shkruan Veliaj.

Zjarr Tv Ad