Kryeministri Edi Rama ndodhet në Amsterdam, ku është bërë pjesë e një bashkëbisedimi në qendrën e mirënjohur “De Balie”, me temë “Cila është e ardhmja e Shqipërisë në Europë?”.
Teksa ishte duke folur për politikën, Rama u shpreh se ai është kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave.
“Nuk ka të bëjë me se çfarë preferoj uë, unë jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave, unë jam numër një në botë në këtë gjë.
Në një mënyrë apo në një tjetër, të pëlqen të jesh numri një, si ai që fitoi maratonën e që ishte i vetmi në garë, kemi shumë raste të tilla. Mendoj se ka lidhje me mënyrën se si na ka ardhur jeta. Ju më thatë me shumë mirësjellje se kur nisa këtë karrierë kisha të gjitha flokët e mi, i kisha të zeza, kisha dhëmbët natyralë, tani jo më. Më vjen keq që po ndaj disa detaje intime me ju”, tha Rama.




