“Shqipëria tani mund të eci vetëm”, Edi Rama thirrje politikës në Shkup: Pranoni propozimin francez për negociatat, do gaboni nëse refuzoni!

0
63

“Shqipëria tani e ka kapërcyer pikën ku mund të eci vetëm dhe sigurisht ne do të kërkojmë të ecim të ndarë nëse Maqedonia e Veriut nuk do e pranojë, por po them do e pranoj sepse nuk do ketë një propozim tjetër, është përfundimtari, dhe ju nuk keni pse të rrini dhe 17 vite të tjera përballë asaj dere.”

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në Shkup, gjatë një interviste që ka dhënë atje për procesin e integrimit të dy vendeve. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, e cila është lajmëruar se do të mbahet këtë javë.

Duke folur për televizionin “Kanal 5” në Shkup, kryeministri shqiptare apeloi që drejtuesit e Maqedonisë së Veriut të pranojnë propozimin francez që i hap rrugë procesit të negociatave për Tiranën dhe Shkupin.

“Instikti dhe mendimi im modest më thotë që do ishte një gabim i madh mos t’a pranoni. Do të ishte një gabim i madh sepse vendi mund të mbetet shumë mbrapa dhe askush nuk do ketë vullnetin të kthehet prapë dhe imagjinoni të mblidhni të gjitha vendet bashkë, prandaj mos e bëni, thjesht mos e bëni. Sigurisht 100 %.

Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspekt, por ndërkohë më duhet t’ju them se në këtë situatë liderët e BE-së nuk mund të bëjnë më shumë. Është një mekanizëm në vetvete që ka nevojë të ndryshojë. Ata kishin ngelur në kurth, ishin strucët e Bullgarisë si ne, por sigurisht për ne ishte një eksperiencë e dhimbshme të ishe peng”, vijoi kryeministri Rama.

Zjarr Tv Ad