Protesta/ Mijëra qytetarë nga Kukësi e Shkodra “dynden” drejt Tiranës: S’pyet kush a jemi gjallë, mjerim total

0
3643

Protestës së Partisë Demokratike në orën 19:00 do t’i bashkangjiten sot edhe mijëra qytetarë e demokratë nga qarku i Kukësit e Shkodrës.

Vetëm nga qyteti i Kukësit dhe zonat përreth janë nisur rreth 2000 anëtarë, simpatizantë e qytetarë me autobus dhe makina private ndërsa nga Hasi janë 8 mijë demokratë që kanë udhëtuar me makinat e tyre në drejtim të Tiranës, e afro 1200 mbështetës janë nisur nga Tropoja për të protestuar në Tiranë. Burime bëjnë me dije se dhe rreth 1 mijë protestues janë nisur nga Shkodra drejt kryeqytetit.

Janë rritur çmimet, nafta, po abuzohet nga policia e shtetit me gjobat vend e pa vend. Çdo gjë katastrofë, në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo masakër, prandaj do protestoj. Kemi mbi 1 mijë arsye, arroganca e qeverisë, skamja e mjerimi. Nuk pyet kush për ne a jemi gjallë a s’jemi”-tha një nga qytetarët.

“Arsyeja dihet botërisht, keqqeverisja e Ramës. Kjo nuk është protestë politike por për qytetarët shqiptarë”-tha një tjetër

Zjarr Tv Ad