Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka njoftuar se ditën e nesërme në orën 10:00 do vijojë beteja e radhës për koncesionin e Butrintit në Komisionin e Ekonomisë.
Zhupa thekson se në kalendarin e punimeve 11- 29 korrik që kenë marr në emaile si deputet, nuk ka qënë e parashikuar për këto 3 jave shqyrtimi i dekretit të presidentit.
‘Shpejtësia tregon që nuk kanë marr parasysh asnjë nga shkeljet kushtetuese, ligjore që paraqet dekreti i presidentit’, shkruan Zhupa në Facebook.
Postimi i plotë i Ina Zhupës:
Beteja e rradhës për koncensionin e Butrintit, nesër në orën 10:00 në komisionin e ekonomisë.
Sic e kanë bërë zakon vazhdojnë me paligjshmëri dhe shkelje kur trajtojnë koncensionin e Butrintit. Në kalendarin e punimeve 11- 29 korrik që kemi marr në emaile si deputet, nuk ka qene e parashikuar per keto 3 jave shqyrtimi i dekretit të presidentit.
Me urdhër nga lart kanë lajmeruar deputetët e komisionit të ekonomisë që mbledhja do zhvillohet nesër 12 korrik.
Me të njëjtën filozofi nuk do cuditesha sikur ta fusin pa rradhë edhe të enjten në seancë plenare për ta kaluar koncensionin sa më shpejt.
Shpejtësia tregon që nuk kanë marr parasysh asnjë nga shkeljet kushtetuese, ligjore që paraqet dekreti i presidentit.
Paligjshmëria, rreziku për identitetin kombëtar, tjetërsimi historisë, janë shtyllat kryesore ku mbahet ky koncension.




