E hënë, Gusht 3, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ushtruan dhunë ndaj të arrestuarit, pezullohen nga detyra tre efektivë të forcave...

Ushtruan dhunë ndaj të arrestuarit, pezullohen nga detyra tre efektivë të forcave “Shqiponja”!

0
84
Zjarr Televizion Adccccc

Pezullohen nga detyra 3 efektivë të forcave “Shqiponja”, të cilët akuzohet se ushtruan dhunë ndaj një të shoqëruari në ambientet e policisë së Durrësit. Ngjarja ka ndodhur me datë 06.11.2021 kur A. K. është shoqëruar në komisariat dhe gjatë kohës që ka qëndruar në dhomat e sigurisë, punjonjësit e policisë kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Raportohet se dhuna e ushtruar ndaj të shoqëruarit në polici, është filmuar nga kamerat e sigurisë Dejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Gjykata vendosit të pezullojë plotësisht nga ushtrimi i detyrës punonjësit e policisë:

– Inspektore B. GJ., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posacme “Shqiponja” në DVP Durrës.

– Inspektor H. H., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posacme “Shqiponja” në DVP Durrës

– Inspektor R. H., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posacme “Shqiponja” në DVP Durrës.

Njoftimi

Drejtoria Rajonale e AMP Durrës ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj tre efektivëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës janë pezulluar plotësisht nga ushtrimi i detyrës punonjësit e policisë:

– Inspektore B. GJ., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posacme “Shqiponja” në DVP Durrës.

– Inspektor H. H., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posacme “Shqiponja” në DVP Durrës

– Inspektor R. H., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posacme “Shqiponja” në DVP Durrës.

Hetimet ndaj punonjësve të mësipërm janë zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Durrës, pas kallëzimit të kryer nga shtetasi A. K., mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. K. është shoqëruar më datë 06.11.2021 dhe gjatë kohës që ka qëndruar në dhomat e sigurisë, punjonjësit e policisë të mësipërm kanë ushtruar dhunë ndaj tij, veprime arbitrare që evidentohen edhe nga këqyrja e pamjeve filmike të ambienteve të sigurisë së DVP Durrës.

Zjarr Tv Ad