Aktivizohet një vatër zjarri në zonën në mes Komanit dhe Fierzës në zonën që shkon drejt Tropojës.
Burime bëjnë me dije për Panorama.al se përhapja e flakëve është e favorizuar për shkak të erërave të forta në zonë.
Në pamjet e sjella nga vendi i rënies së flakëve duken shtëllunga tymi që kanë nisur të përhapen në zonë ndërkohë që terreni krijon vështirësi për ndërhyrje nga toka për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.




