“Një ditë e lumtur pas 20 vitesh mund e sakrifica”- Erkand Qerimaj nderohet me dekoratë e lartën nga Presidenti Meta

0
97

Peshëngritësi Erkand Qerimaj është vlerësuar me dekoratën e lartë “Gjergj Kastriot Skënderbeu” nga Presidenti Ilir Meta.

Sportisti shprehet se kjo është një ditë e lumtur pas 20 viteve mund e sakrifica, si edhe nderimin e flamurit shqiptar në arenat ndërkombëtare.

Ai u shpreh se ndihet i vlerësuar që mban këtë dekoratë, teksa falënderoi Presidentin Meta për vlerësimin.

“Një ditë shumë e lumtur! Pas shumë viteve punë, mund e sakrifica e 20 vite me Medalje Mesdhetare Evropiane Botërore bashkuar me ngritjen dhe nderimin e flamurit Kombëtar në arena ndërkombëtare !

Falënderoj Presidentin e Republikës, Ilir Meta për Dekorimin me Dekoratën e larte Gjergj Kastrioti Skënderbeu !

Jam shume i nderuar te mbaj këtë Dekorate ”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad