E mërkurë, Korrik 29, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Bajram Begaj Heq krykamerierin, merr në pyetje rojet dhe Vangjeli bën biografinë...

Bajram Begaj Heq krykamerierin, merr në pyetje rojet dhe Vangjeli bën biografinë e stafit

0
2004
Zjarr Televizion Adccccc

Presidenti i Edi Ramës, Bajram Begaj i zgjedhur në 4 qershor me votat e mazhorancës socialiste në këtë detyrë, e ka nisur punën nga fundi.

Edhe pse ende nuk është zyrtarisht në detyrë, e merr pasi të betohet në seancën e pasdites në orën 18:00, Begaj ka vendosur që të bëjë shkarkimet e para.

I pari që e ka pësuar, ka qenë kryekamerieri i presidencës që punon në këtë institucion që prej vitit 1990. Është shkarkuar nga kreu i ri i shtetit.

Gjithashtu, vetë Begaj që nuk del dot nga kostumi i ushtarakut, që e ka veshur gjatë gjithë jetës së tij, ka vendosur të marrë në pyetje rojet e presidencës.

Ndërsa gazetari dhe analisti Lorenc Vangjeli, ka vendosur të bëjë të gjithë biografinë e stafit të presidentit, për të bërë gati listën e largimeve nga puna dhe zëvendësimin e tyre me militantë socialistë, të gatshëm të sakrifikojnë për Edi Ramën.

Zjarr Tv Ad