E mërkurë, Mars 25, 2026
Ballina Aktualitet Sokol Cikalleshi protagonist në të mirë dhe në të keq, sulmuesi mungon...

Sokol Cikalleshi protagonist në të mirë dhe në të keq, sulmuesi mungon në ndeshjen e ardhshme

0
71

Skuadra e Konyaspor ku aktivizohen dy futbollistët e kombëtares Sokol Cikalleshi dhe Endri Cekici, është kualifikuar mbrëmjen e djeshme për në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Ekipi turk ka fituar 2-0 në shtëpi përballë Bate Borisov, skuadra vinte e avantazhuar në këtë takim pas fitores 0-3 në transfertë.

Të dy futbollistët shqiptar u aktivizuan si titullar takimin, por Cikalleshi e ka lënë përpara kohe fushën e lojës pasi është ndëshkuar dy herë me kartonin e verdhë. Fillimisht sulmuesi u ndëshkua në minutën e 61 pasi shkeli këmbën e kundërshtarit. Ndërsa në të 74-tën kavajasi mori edhe kartonin e dytë të verdhë duke u larguar nga fusha e lojës pa u mbyllur ndeshja.

Takimin e radhës Konyaspor do ta luaj përballë Vaduz në transfert dhe Cikalleshi do të mungoj në këtë takim.

Zjarr Tv Ad