Gentian Muça e mbylli me futbollin e luajtur në fund të sezonit të shkuar me Tiranën që u ahpall edhe Kampione e Shqipërisë.
Megjithatë dihet lidhja që futbollisti kishte me tifozët dhe klubin pas një karriere të gjatë me bardheblutë ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Klubi ka njoftuar se 35-vjecari do të vazhdoj të jetë pjesë e Tiranës por tashmë në rolin e trajnerit U21. Në njoftim thuhet:
“Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit te moshave U-21, Gentian Muça. Ish-kapiteni i bardhebluve do të marrë drejtimin e ekipit U-21. Pas një eksperience si lojtar i spikatur dhe shumë i dashur i tifozerisë më të madhe, Muça kthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë e rëndësishme e pankinës së strukturave të klubit duke filluar nga data 3 Gusht në proçesin e seleksionimit të të rinjve.”




