Erdogan fton Putin dhe Zelensky të takohen në Turqi

0
54

Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 164-të. Alarmi është sërish aty pasi agjencia kombëtare bërthamore regjistroi tre shpërthime në Zaporizhzhia.

Ndërkohë, më shumë se 25,000 ushtarë rusë janë përqendruar në jug të vendit, ndërsa mësohet se presidenti turk Erdogan i propozoi Putinit një takim me Zelensky në Turqi.

Presidenti turk ka qenë një figurë kyçe në zhbllokimin e disa mosmarrëveshjeve mes Ukrainës dhe Rusisë, më e rëndësishme ajo e transportit të grurit dhe produkteve.

Nga ana tjetër, anija MV Mustafa Necati do të largohet nga Ukraina të dielën me një ngarkesë prej 6 mijë tonësh vaj luledielli me destinacion Italinë.

Këtë e ka bërë të ditur delegacioni i OKB-së në qendrën e koordinimit në Stamboll për korridoret e eksporteve nga Ukraina përmes korridoreve të sigurta në Detin e Zi.

Përpos anijes me destinacion Italinë, qendra e Stambollit ka autorizuar nisjen e 3 anijeve plus nga portet e Odessa dhe Chornomorsk.

Zjarr Tv Ad