Dalin fotot, Donald Trump griste dokumentet zyrtare dhe i hidhte në tualetin e Shtëpisë së Bardhë

0
255

Stephanie Grisham, e cila ka qenë -sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Donald Trump thotë se ai “nuk i ka trajtuar siç duhet dokumentet e klasifikuara”.

Ajo i tha CNN: “Unë e pashë atë me sytë e mi… Isha ulur në një aeroplan me të, e pashë të kalonte dokumentet, t’i hidhte disa, t’i griste disa dhe t’i vendoste në xhep. Më kujtohet sepse pyesja veten gjithmonë pse ai i fut në xhep dokumentet”.

Të njëjtin pretendim kanë bërë edhe më parë zyrtarët, se ish-presidenti ka grisur ilegalisht shumë dokumente. Por në një deklaratë asokohe, Trump tha se kishte bashkëpunuar me Arkivin Kombëtar për hetimin.

Sipas BBC, ligjet federale që përcaktojnë trajtimin e të dhënave të klasifikuara e quajnë krim heqjen e një materiali të tillë dhe mbajtjen e tij në një vend të paautorizuar.

Në shkurt, Arkivi Kombëtar, agjencia e qeverisë amerikane që menaxhon ruajtjen e të dhënave presidenciale, i kërkoi departamentit të drejtësisë të hetojë Trump për trajtimin e dokumenteve zyrtare. Arkivi Kombëtar tha se kishte marrë 15 kuti nga Mar-a-Lago, disa prej të cilave përmbanin të dhëna të klasifikuara.

Presidentëve të SHBA-së u kërkohet me ligj që të transferojnë të gjitha letrat, dokumentet e punës dhe emailet e tyre në Arkivin Kombëtar. Por zyrtarët thonë se ish-presidenti grisi ilegalisht shumë dokumente. Disa prej tyre duhej të bashkoheshin sërish, thanë Arkivat. Trump ka pohuar më parë se të dhënat presidenciale janë kthyer “në një proces të zakonshëm dhe rutinë”.

Shkelja e supozuar e Trump për ligjet e mbajtjes së të dhënave presidenciale ka qenë më parë nën hetim pas raporteve se ai shpesh griste dokumentet dhe memorandumet pasi i lexonte ato dhe me sa duket ka hedhur letra në tualetin e Shtëpisë së Bardhë.

Zjarr Tv Ad