Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndodhet këtë të premte në Vlorë.
Vizita e tij drejt këtij qyteti vjen pas atentatit me dy viktima të ndodhur paraditen e së enjtes në autostradën Vlorë-Fier, ku mbetën të vrarë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.
Nano, së bashku me Drejtorin e Hetimit të Përgjithshëm kanë qenë brenda në komisariatit dhe kanë dalë në lëvizje edhe nëpër qytet. Nano më pas do të kalojë në sitë komisariatin e Vlorës dhe policinë e qytetit. Në vijim priten më tepër detaje dhe informacione rreth vizitës së tij në qytetin bregdetar.




