Një grup serbësh para Policisë në Mitrovicë, çfarë po ndodh në veri të Kosovës

0
56

Një qytetarësh serbë janë grumbulluar sot para Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Siç raporton media kosovare, nuk dihet se pse serbët janë grumbulluar jashtë Policisë në Mitrovicë. Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje për këtë grumbullim qytetarësh para Stacionit të Policisë.

Rruga është e hapur për qarkullim, pasi ishte bllokuar për një kohë të shkurtër në pjesën e poshtme nga një mjet civil.

Aty gjenden edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, për ta monitoruar situatën.

Nuk dihet cila është arsyeja e këtij grumbullimi.

Burimi: Express

Zjarr Tv Ad