Rritja e faturës së energjisë/ Berisha gati dy skenarë: Do të derdhemi në shesh

0
15

Protestë dhe mosbindje civile. Këta janë dy skenarët e opozitës për vjeshtën si përgjigje kundër qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët që harxhojnë mbi 800 kilovat/orë energji.

Shqipëria do të derdhet e tëra në rrugë dhe do i japë atë që meriton. Ai që po zbraz digat që të deklarojnë që i vetmi burim për ne janë këto super gjeneratorë.

Këta nuk janë TEC-e, shpenzojnë shumë herë më tepër. Këta e helmojnë me squfur Vlorën. Këtë Vlora nuk do ta kapërdijë kurrë. Jam sot këtu për t’i dalë përpara kësaj gjëje” tha Berisha.

Edi Rama bën gjithçka kundër opozitës, por pa sukses. Treni ynë nuk ndalet” tha më tej ai.

Kryeministrin e akuzoi se është kapur në përgjime duke folur me kriminelët. “Edi Rama është i regjistruar duke folur me grupe kriminale, të habitesh? Është shaka. Uroj të publikohen sa më shpejt” tha ai.

 

Zjarr Tv Ad