Liderët po mbajnë fjalimin në mbyllje të punimeve të samitit Open Ballkan. Në fjalëm e tij presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se do të jetë një dimër i vështirë, por që Ballkani i Hapur do të vijojë punën dhe të jetë bashkë.
Vuçiç ndër të tjera tha se çfarëdo që të ketë Serbia, mish apo grurë, do ta ketë dhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
“Po afrohet një dimër i vështirë dhe kushdo që thotë të kundërtën, nuk ju tregon të vërtetën. Kemi parë që do të ketë ndihmë nga BE, ne do të përpiëqemi ta marrim ndihmën e tyre sigurisht. Ndihma e pjesshme për të blerë energji do të jetë e shkëlqyeshme. Natyrisht është një barrë edhe e tyre sepse duhet t’i mbijetojmë dimrit. Duhet të përdorim kapacitetet e gazit e nuk kemi të nevojshme.
Mund të shohim se çfarë do të bëjmë për të mirën e të gjithë fqinjëve tanë. Gjithçka që ne vendosim të kemi, mish, grurë etj., do të jetë për të gjithë, gjithçka që do të jetë në dispozicion të Serbisë, do të jetë edhe në dispozicion të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Kur kundërshtarët e mi politikë nuk kanë se çfarë të thonë, thonë që nuk është i kthjellët, por unë jam përpjekur që të jem mikpritës” tha Vuçiç ndër të tjera.




