E hënë, Gusht 17, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Sot mblidhet Kuvendi, ja çfarë pritet të diskutohet dhe votohet (Rendi i...

Sot mblidhet Kuvendi, ja çfarë pritet të diskutohet dhe votohet (Rendi i ditës)

0
26

Sot do të zhvillohet seanca parlamentare në Kuvend, e cila starton në orën 10:00.

Ne rend dite për këtë seancë është diskutimi për buxhetin si dhe për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Rendi i Ditës:

Në mbështetje të Urdhërit nr.70 , datë 2.9.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.9.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3.Akt normativ nr.11, datë 29.7.2022, “Për disa shtesa në ligjin nr.8926, datë 22.7.2022, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre””. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Integrimin Europian Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

4.Akt normativ nr.12, datë 29.7.2022, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022””, të ndryshuar. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Komisioni për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

5.Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 12/2022 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe miratimin e përbërjes të tij, ndryshuar me vendimin nr. 48/2022””.

6.Projektvendim “Për ngritjen e Komisionit të Posacëm të Kuvendit të Shqipërisë për hartimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr 15, datë 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian””.

7.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

Ky urdhën hyn në fuqi menjëherë.

Zjarr Tv Ad