Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ndodhen për një vizitë zyrtare në SHBA.
Gjatë qëndrimit atje ata janë takuar me disa politikanë dhe kongresmenë të lartë amerikanë. Sot Veliaj dhe Spiropali kanë takuar Ritchie Torres, anëtar i Partisë së djathtë.
Ka qenë vetë zyrtari i cili ka publikuar foto me kryebashkiakun dhe ministren, ku kanë folur për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë. Ai shkruan se SHBA qëndron dhe mbështet Shqipërinë kundër sulmit të terrorizmit kibernetik.
“U takova me liderët politikë shqiptarë pas një sulmi kibernetik iranian në Shqipëri.
Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë me Shqipërinë teksa ajo kërkon të rimëkëmbet dhe të mbrohet nga terrorizmi kibernetik në duart e Iranit.
Kur SHBA-të u kërkuan vendeve të ofrojnë një strehë të sigurt për refugjatët afganë, Shqipëria (si edhe Kosova) ishte një nga të parat që u ngrit në këtë rast. Dashuria dhe besnikëria shqiptare ndaj Shteteve të Bashkuara është e thellë. Kandidati i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, NY-15 Faleminderit@elisaspiropalidhe@erionveliaj për miqësinë tuaj me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Torres.




