Presidenti Bajram Begaj sot, tre muaj pas marrjes së detyrës në krye të shtetit do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Bëhet me dije se në Këshillin e Sigurisë do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja Olta Xhaçka, Bledi Çuçi dhe Niko Pleshi.
Mësohet se në këtë takim fokusi i bisedimeve do të jetë sulmi kibernetik në Shqipëri nga Irani. Kujtojmë që mbledhja e Këshillit të Sigurimit vjen pasi Shqipëria brenda disa muajve ka rënë dy herë pre e sulmeve kibernetike nga Irani.
Në muajin korrik u sulmuan portalet qeveritare duke paralizuar gjithë sistemin, ndërsa javë më pas u sulmua sistemi TIMS, ku prej këtij sulmi vijojnë dhe rrjedhin të dhëna sensitive të personave të dënuar apo së fundmi dhe punonjësve të policisë.
Shqipëria pas bashkëpunimit me SHBA doli se sulmi erdhi nga Irani dhe vendi ndërpreu çdo marrëdhënie diplomatike me Iranin.




