“Një nga veprat më ikonë të tij”- Aktivistet hedhin supë mbi pikturën e Van Gogh-ut

0
114

 Dy aktiviste kanë hedhur supë me domate mbi një pikturë të Van Gogh me luledielli në Galerinë Kombëtare në Londër.

Në video shihen dy vajza me bluza ku lexohet “Just Stop Oil” duke hapur kanaçet dhe më pas hedhin supën në kryeveprën e piktorit.

Aktivitet raportohet se janë arrestuar pas gjestit. Ndërsa piktura mësohet se ishte e mbuluar me xham dhe nuk ka pësuar dëmtime.

“Ka disa dëmtime të vogla në kornizë, por vetë piktura është e padëmtuar”, thuhet në njoftim.

Videot e incidentit të së premtes treguan një protestuese duke bërtitur: “Çfarë vlen më shumë? Arti apo jeta? A vlen më shumë se ushqimi? Vlen më shumë se drejtësia? Jeni më shumë i shqetësuar për mbrojtjen e një pikture apo mbrojtjen e planetit dhe njerëzve tanë “

Ajo iu referua gjithashtu krizës së kostos së jetesës dhe miliona familjeve të uritura, të cilat “nuk mund të përballojnë as të ngrohin një tenxhere supë”.

Piktura është një nga shtatë veprat e lulediellit të krijuara nga Van Gogh në 1888 dhe ‘89, pesë prej të cilave janë të ekspozuara në galeri dhe muze anembanë botës.

Artisti i krijoi ato për të dekoruar shtëpinë e tij në Arles, Francë, përpara një vizite nga miku i tij, artisti Paul Gauguin.

Galeria i përshkruan pikturat e lulediellit si “ndër veprat më ikonike dhe më të dashura të Van Gogh”

Zjarr Tv Ad